Deklarata e fortë e Prençit: Flutura Basha ka plumb në trup, të bëhet autopsia

11 Nëntor 2024 | 22:13

Ish-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit Shemsi Prençi tha në emisionin Now në Euroews Albania se breshëria e automatikut që u përdor në atentatit në Dobrac kapi në trup edhe të ndjerën Flutura Basha e cila humbi jetën bashkë me bashkëshortin e saj teksa motori ku udhëtonin u përplas nga makina e Hamza Licit.

Prençi u shpreh se autopsia nuk është bërë për faj të Prokurorisë së Shkodrës që ka shumë vakanca.

“Breshërua e automatikut që ka vazhduar për 150 metra ka kapur edhe një nga kalimtaret Flutura Bashën. Autopsia nuk është bërë për faj të Prokurorisë së Shkodrës që ka shumë vakanca. Njerëzit në Shkodër nuk duan të punojnë më, kanë frikë, madje më kanë thënë që është marrë peng edhe Benet Beci. Në një vit e gjysmë nuk ushtroi detyrën i qetë po i diktuar nga grupet kriminale në dhënien e tenderëve. Vakanca ka edhe në polici e gjykatë dhe është deklaruar edhe herë të tjera. Drejtori i policisë ka qenë i pamundur të hedhë dritë një vit e ca kur janë vrarë 23 veta se organika e policisë janë të lidhur me botën e krimit. Disa ditë para masakrës ai ka deklaruar se nuk do të qëndrojë më në policinë e Shkodrës, madje do shikojë edhe qëndrimin në policinë e shtetit pasi ne nuk jemi më zotët e policisë”, tha Prençi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026

Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht

Një incident i pazakontë është regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku një 54-vjeçar ka hyrë i armatosur për të marrë mjekim, ndërsa...
13:18 | 27/07/2026

Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar

Tre grupet parlamentare të opozitës, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe Aleanca për Ndryshim, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thonë se janë...
12:47 | 27/07/2026