Deklarata e fortë e Zenkës: Dritan Abazoviç, antishqiptari i madh me emër shqiptar
Mehmet Zenka, Kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, i cili bën pjesë në grupimin “Koalicioni Shqiptar”, dhe njëkohësisht ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet në kabinetin aktual të Malit të Zi u shpreh se Dritan Abazoviç është antishqiptari më i madh me emër shqiptar.
Në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania, Zenka deklaroi se për 7 muaj, Abazoviç ka aplikuar politika serbe në Mal të Zi aq sa nuk kanë mundur vetë serbët të vënë në zbatim për 70 vjet.
“Përgjigjja jonë si shqiptarë për zotin Abazoviç dhe për gjithë të tjerët, shqiptar kemi pasur dhe Rrahman Morinën, edhe Sinan Hasanin, edhe njerëz të tjerë që kanë punuar kundër popullit shqiptar. Ne kemi shqiptar edhe Isa Boletinin, Ismail Qemalin e Naim Frashërin e të tjerë. Çështja është çfarë shqiptarësh ne dëshirojmë të jemi në Mal të Zi,” – tha ai.
Zenka shtoi se Abazoviç ka zgjedhur të jetë pjesë e politikës antishqiptare me një emër shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë