Paralajmërimi për ngrirje të negociatave me BE, reagon Abazoviç

27 Dhjetor 2022 | 19:48

Kryeministri në mandat i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi se nuk shqetësohet për mesazhet e partnerëve perëndimorë, të cilët paralajmëruan mundësinë e ngrirjes së negociatave të Bashkimit Evropian me Malin e Zi, nëse shumica parlamentare formon një Qeveri të re, në bazë të ndryshimeve kontestuese të Ligjit për Presidentin.

“Për momentin, unë nuk jam shumë i ngarkuar me këtë”, u tha Abazoviç gazetarëve në Budva më 27 dhjetor.

Me iniciativën e Frontit Demokratik pro-rus, më 12 dhjetor shumica parlamentare miratoi amendamentet në Ligjin për Presidentin.

Me miratimin e këtij Ligji, kjo shumicë do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit Milo Gjukanoviq në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Më 26 dhjetor, deputetët e lëvizjes URA të Abazoviqit, Fronti Demokratik pro-Rus dhe Demokratët dorëzuan Gjukanoviqit 41 nënshkrime në mbështetje të kandidaturës së Miodrag Lekiqit për formimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Ata i kërkojnë presidentit që të mbajë konsultime me partitë dhe të propozojë Lekiqin si kandidat. Nëse nuk e bën këtë, shumica parlamentare do të propozojë pasardhësin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026