Deklarata e samitit: Përshpejtimi i procesit bazohet te reformat e besueshme

7 Dhjetor 2022 | 09:37

Tirana përmbylli një tjetër samit të rëndësishëm mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ku brenda pritshmërive u rikonfirmua prespektiva europiane e rajonit.

Në deklaratën e nënshkruar nga të gjithë liderët e pranishëm një mesazh është shumë i qartë, përshpejtimi i procesit të anëtarësimit është në dorë të ballkanasve.

Në pikën dy të deklaratës thuhet se: Bashkimi Europian bën thirrje për përshpejtimin e  procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme të Partnerëve, te  kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit, gjë që është në interesin  tonë të përbashkët.

Një thirrje e Brukselit që duhet të dëgjohet në gjashtë kryeqytetet ballkanike, tashmë që Përshkallëzimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës po vë në rrezik paqen dhe  sigurinë evropiane dhe, siç thuhet në deklaratë, nënvizon rëndësinë e partneritetit strategjik midis Bashkimit Europian  dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

  1. Në deklaratën e përbashkët gjashtë shtetet inkurajohen që të ratifikojnë sa më parë marrëveshjet që bëjnë realitet tregun e përbashkët rajonal.
  2. Brukseli ka qartësuar edhe qëndrimin ndaj një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ku në dy pika të deklaratës kërkohet që kjo marrëveshje të jetë e plotë dhe ligjërisht detyruese për palët.

Ndonëse nuk përmendet specifikisht në deklaratë, mesazhet ishin të qarta për Serbinë edhe sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, ku vendet që nuk janë rreshtuar ende në krah të politikës së Bashkimit Europian, inkurajohen ta bëjnë një lëvizje të tillë.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe të drejtat e njeriut janë fushat ku duhet të punojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor për të kapur këtë mundësi të re për anëtarësimin, që vjen nga Brukseli.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026