Deklarata e Stoltenberg për armët bërthamore, reagon Kremlini

18 Qershor 2024 | 09:50

Moska zyrtare e quajti “një tjetër përshkallëzim të tensionit” deklaratën e fundit të sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili tha se NATO është duke diskutuar për të vënë në gatishmëri armët bërthamore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi se komentet e Stoltenberg bien në kundërshtim me deklaratën e konferencës së paqes për Ukrainën, e cila thoshte se çdo kërcënim ose përdorim i armëve bërthamore në kontekstin e Ukrainës ishte i papranueshëm.

“Kjo nuk është gjë tjetër veçse një tjetër përshkallëzim i tensionit”, ka thënë Peskov për komentet e Stoltenbergut të bëra gjatë një interviste për të përditshmen “The Telegraph”.

Rusia thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë po e shtyjnë botën në prag të konfrontimit bërthamor duke i dhënë Ukrainës armë me vlerë miliarda dollarë, disa prej të cilave po përdoren për ta sulmuar territorin rus.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë deri tani fuqitë më të mëdha bërthamore, duke mbajtur rreth 88% të armëve bërthamore në botë, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 100 armë bërthamore jostrategjike B61 të vendosura në pesë vende evropiane – Itali, Gjermani, Turqi, Belgjikë dhe Holandë, sipas Buletinit të Shkencëtarëve Atomik.SHBA-ja ka edhe 100 armë të tjera brenda kufijve të saj.

Rusia ka rreth 1,558 koka bërthamore jostrategjike, megjithëse ekspertët e kontrollit të armëve thonë se është shumë e vështirë të thuhet se sa ka për shkak të fshehtësisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rebelët Huthi kërcënojnë objektivat saudite, shkak shkelja e hapësirës ajrore

Rebelët Huthi të Jemenit njoftuan të premten se forcat e tyre u përballën me aeroplanë luftarakë sauditë që, sipas tyre u përpoqën të parandalonin uljen...
19:23 | 03/07/2026

Presidenti i Kolumbisë bisedë telefonike me Trump, në fokus përpjekjet kundër drogës dhe sanksionet

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro këtë të premte ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump. Gjatë bisedës telefonike ata u...
19:10 | 03/07/2026

Shpërthim i ri i norovirusit në Alaskë, 100 pasagjerë të një anijeje shfaqin simptoma

Një shpërthim i ri norovirusit dyshohet se ka shpërthyer në një anije në Alaskë. 100 pasagjerët e kësaj anije kanë shfaqur simptoma si të vjella dhe...
18:59 | 03/07/2026