Deklarata kërcënuese ndaj Kurtit, Prokuroria merr në pyetje kreun e OVL-UÇK
30 Gusht 2023 |
17:40
Prokuroria Speciale e ka konfirmuar se sot është intervistuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, lidhur me postimin e mbrëmshëm në Facebook, ku shkroi se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iki nga Kosova”.
Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, tha se Klinaku dyshohet për veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’.
Pas intervistimit, Lutfiu thotë se Klinaku është liruar në procedurë të rregullt. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, saktësisht Nenit 128, kryerja e kësaj vepre dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
- A vazhdon ta mbështesë bashkimin Kosovë-Shqipëri? Kurti intervistë për mediat greke
- Kurti takon Lajçak: Në shtator vazhdimi i dialogut të nivelit të lartë
Lajme të Sugjeruara
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës