Deklaratat e Berishës para SPAK, Balla i kërkon PD-së të mbajë qëndrim

10 Tetor 2025 | 11:40

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të marrë një qëndrim lidhur me deklaratat e kreut të PD, Sali Berisha, pranë dyerve të GJKKO dhe SPAK, të cilat ai i konsideron si kërcënime ndaj njerëzve të drejtësisë.

Ndërsa duke iu referuar debateve të zhvilluara dje në Kuvend, Balla ripublikoi një pjesë nga fjala e tij, ku theksonte se Kuvendi duhet t’u japë njerëzve të drejtësisë një mesazh mbështetjeje dhe një sinjal distancimi nga ata që i kërcënojnë përditë pranë dyerve të gjykatës dhe prokurorisë.

“Gjyqtarët, prokurorët dhe magjistratët presin nga Kuvendi i Shqipërisë një mesazh solidariteti, një sinjal mbështetjeje dhe distancimi nga persona të caktuar që, tek dera e gjykatës, kërcënojnë prokurorin dhe gjyqtarin. Kjo është e vërteta e madhe por ne shyqyr që ju kemi dhe Shqipëria gjynah që ju ka ju”, deklaroi Balla.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si opozita tentoi të marrë fjalën sipas tij jashtë rregullores, duke ripërsëritur se fjalën për procedurë duhet të merret vetëm në lidhje me çështjet e rendit të ditës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA godet sërish Iranin me urdhër të Trump, përdoren për herë të parë dronë të rinj sulmues

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore kundër Iranit, që zgjati disa orë gjatë natës, duke goditur dhjetëra objektiva ushtarake. Komanda...
07:45 | 13/07/2026

Një ditë pasi u kthye nga Ukraina, vdes papritur aleati i Trump, senatori Lindsey Graham

Senatori republikan amerikan Lindsey Graham, një nga aleatët më të afërt të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe një prej figurave më me ndikim të...
07:30 | 13/07/2026

Zjarr fatal në një lokal nate në Bangkok, 27 të vdekur dhe mbi 60 të lënduar

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur në gjendje kritike si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu...
07:15 | 13/07/2026