Deklaratat e Metës për SPAK, reagon Yuri Kim

24 Gusht 2022 | 14:52

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta kundër SPAK pas nisjes së hetimeve ndaj tij.

Përmes një postimi në Twitter ambasadorja i quan të papranueshme ‘kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët -dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi.

“Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët -dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi  nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, – shkruan Yuri Kim.

Ilir Meta përmes një postimi në Facebook u shpreh se kryeministrin Edi Rama nuk e shpëton dot asgjë, ndërsa e cilëson SPAK ‘karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës’.

“Meqenëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!”, shkruan Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026