Ish-Zëvendës Komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë, Artur Meçollari, është shprehur se ish-Presidenti Donald Trump nuk ka qenë koherent në filozofinë e tij politike.
Komentet Meçollari i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se gjatë kohës që Trump ishte President, merrte vendime të pakëshilluara, të cilat shkaktuan kaos në disa vende të botës.
Meçollari tregoi se gjatë kohës që Trump ishte President i SHBA-ve, deklaratat e tij përktheheshin si akt lufte në Kinë dhe sipas tij, u desh sqarimi i shefit të Shtabit të Ushtrisë Amerikane që tensionet të mos rriteshin më tej.
“Që të deklarosh që ka qenë President i mirë, duhet të dishë filozofinë politike të Trump. SHBA kanë 120 vite si lidership global. Këto vende të botës sot po ngelen në gojën e kundërshtarit të Amerikës. Trump me idenë e Amerikës së madhe është me teorinë i izolacionizmit amerikan, që ka dështuar që para luftës së dytë botërore dhe që Ruzvelti hoqi dorë me shumë dinarkëri.
Marrim rastin e Ukrëinës. Trump tha në fillim se Putin nuk është kriminel. Pastaj kur nisi lufta tha unë e zgjidh për 24 orë. Pastaj tha unë do të sulmoja Moskën. Marrim rastin e largimit nga Siria. Një vendim autokratik vetëm i Trump. Të gjitha nivelet e këshillimit, përfshi Pentagoni, i këshilluan që të mos largoheshin nga Siria. Marrim Afganistanin, është vendim personal i Trump.
Marrim rastin e Kinës, lëshonte deklarate që në Kinë përktheheshin si akt lufte. U detyrua shefi i shtabit të përgjithshëm amerikan që të marrë në telefon shefin e shtabit të Kinës dhe t’i thotë se ato janë vetëm deklarata politike, por ne do të rrimë në kontakt.
Trump nuk ka asnjë eksperiencë politike. Në biznes, edhe suksesin edhe dështimin e ka ai që është pronar. Në politikë sistemi është i decentralizuar. Sot aleatët e SHBA janë të tmerruar me një përzgjedhje të Trump si President”, tha Meçollari.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Sondazhet pro Trump”-Hajdari: Fiton në 6 shtete përcaktuese, dënimi i tij, historik
- Gjykata e shpalli fajtor, Trump shënon rekord donacionesh për fushatë