“Sondazhet pro Trump”-Hajdari: Fiton në 6 shtete përcaktuese, dënimi i tij, historik

1 Qershor 2024 | 20:57

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, është shprehur se sondazhet në SHBA janë në favor të ish-presidentit Donald Trump.

Komentet Hajdari i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se Presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden, është shumë dobët në sondazhe.

Ajo tha gjithashtu se klima politike në SHBA është shumë e polarizuar dhe sipas saj, amerikanët do të votojnë për të keqen më të vogël dhe jo për kandidatin e preferuar.

“Kjo është një gjë e pazakontë në historinë e SHBA që një kandidat për President të bëhet fajtor para sistemit të Drejtësisë. Është një rast atipik nga këndvështrimi i një kandidati për President. Por nga këndvështrimi i një kandidati si Trump nuk është kaq surprizuese, sepse ai është shumë unik në mënyrën si ka fituar mbështetjen në Amerikë.

Në këtë rast përballë një kandidature tjetër si Biden që është i dobët në këndvështrimin amerikan, duket se në 2024 amerikanët do rendin në fletat e votimit për të bërë një lloj referendumi se kush do të jetë kandidati më pak i keq sesa më i preferuari i Amerikës. SHBA ndodhet në një situatë të vështirë ku flitet për inflacionin, luftërat me jashtë, aleancat në nivel global, etj.

Në situatën që jemi sot, ku amerikanët janë të lidhur pasi Trump ka ecur para me atë sloganin ‘Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish’, kjo ka fituar shumë mbështetje. Në 6 vendet që përcaktojnë zgjedhjet e 2024, që në 2020 Biden i ka fituar, të gjitha këto vende janë pro-Trump. Ndjesia është se Trump është duke fituar sipas sondazheve. Republikanët mundohen të shfaqin se ky gjyq është një gjyq politik. Polarizimi politik është shumë i madh”, tha Hajdari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, festuan 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, Malia Obama, duke publikuar foto dhe...
14:57 | 06/07/2026

Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës në Turqi këtë javë për një samit të NATO-s, për...
14:48 | 06/07/2026

Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem

Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael në fund të shkurtit, është udhëheqësi i dytë suprem i Iranit dhe me një...
14:46 | 06/07/2026