Dekonspirimi i operacioneve, eksperti: Ja si policët shqiptarë ndihmojnë trafikantët
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se njoftimi i amabsadës amerikane, sipas së cilës, qytetarët shqiptarë që duan të denoncojnë trafikun e drogës se tashmë kanë një linjë të re kontakti me DEA-n, vjen pasi është humbur besimi te institucionet.
Në një intervistë për Euronews Albania, Softa u shpreh se efektivët dekonspirojnë operacionet e policisë, por edhe atyre të organizuara nga SPAK-u.
Softa përmendi rastin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, ku policia nuk arriti ta arrestonte, pasi ai u informua për lëvizjet e tyre.
“DEA është në kuadër të Interpol dhe Europol dhe në të gjitha rastet duhet të punojnë dhe të bashkëpunojnë me policinë dhe institucionet shqiptare. Humbja e besimit është ajo që ne kemi thënë. Sa raste ka pasur, qoftë edhe në operacionet e organizuara nëpërmjet SPAK-ut, një rast i Martinajt, dekonspirimi ka qenë që në momentet para fillimit të operacionit, në momentin e lokalizimit të zonës, nuk është arritur arrestimi i personave me shkallë të lartë rrezikshmëri sepse kanë qenë të dekonspiruar.
Pra, janë njoftuar përpara për lëvizjen e forcave të policisë. E njëjta gjë nëse do flasim për persona që kanë një peshë të madhe, sepse kanë nga mbrapa suport që i bëjnë të paprekshëm”, theksoi ai.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor
- 17:06 Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore
- 16:52 Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA