DEKRETI/ Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës

20 Nëntor 2025 | 11:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës, pas dështimit të krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Glauk Konjufca.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Presidencës së Republikës së Kosovës, e cila ka publikuar dhe dekretin presidencial ndërsa njofton se:

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës.”

Shpërndarja e kuvendit u konfirmua më parë edhe nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Sot është nënshkruar dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës”, tha mes tjerash ai.

Partitë politike kanë mbetur të ndara për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, duke mos arritur një konsensus.

Disa forca politike preferojnë që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, ndërsa të tjera e favorizojnë datën 28 dhjetor.

Tani, vendimi përfundimtar për datën e zgjedhjeve mbetet në dorë të Presidentes Osmani, e cila do të shpallë zyrtarisht datën e procesit zgjedhor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës

Kosova mund të bëhet shumë shpejt me Kryeprokuror të Shtetit, pas tre vitesh funksionimi me ushtrues detyre në këtë pozitë të rëndësishme. Në mbledhjen e...
20:41 | 13/07/2026

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë...
20:06 | 13/07/2026

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Dirk Schübel është emëruar Përfaqësues i ri Special i Bashkimit Evropian për Kosovën. Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat...
12:44 | 13/07/2026