Del fotoja e Kristjan Markut, i riu u ekzekutua në atentat të përgatitur në detaje

14 Janar 2025 | 15:19

Euronews Albania ka siguruar foton Kristjan Markut, 30-vjeçarit i cili u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e 13 janarit teksa ishte duke lëvizur në aotostradën Fier-Vlorë.

Atentati ndaj 30-vjeçarit ishte i përgatitur në detaje, pasi autorët janë munduar të mos lënë gjurmë.

Sipas skicës së bërë nga hetuesit, autorët, që dyshohet se kanë qenë tre, kanë pasur informacion për udhëtimin e Markut në drejtim të Vlorës. Ky i fundit paradite ka qenë në Tiranë dhe më pas është nisur drejt qytetit bregdetar. Sipas informacioneve, Kristjani ka një lidhje familjare në Vlorë dhe dyshohet se po udhëtonte drejt tyre.

Në orët e pasdites, në afërsi të nënkalimit të Novoselës, ai është qëlluar me armë zjarri në afërsi të një karburanti. Disa plumba i kanë përshkruar trupin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa pak kilometra larg vendit të ngjarjes, policia gjeti një automjet të djegur që dyshohet se i përket autorëve. Në brendësi të tij nuk u gjet as arma e krimit, siç ndodh shpesh në atentatet mafioze.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë, por edhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë. Ndërkohë, është ushtruar kontroll në çdo makinë që hynte në Vlorë, si dhe në fshatrat Novoselë apo Panaja.

Pista kryesore e vrasjes është hakmarrja, pasi viktima rezulton të jetë nipi i familjes Bardhi nga Rrësheni, të cilët njihen për përplasjet ndër vite mes tyre. Edhe viktima ka qenë i përfshirë në disa ngjarje dhe ka pasur rekorde kriminale më herët. Dy vite më parë u akuzua se, në bashkëpunim me xhaxhain e tij, tashmë të vrarë, shtetasin Martin Bardhi, tentoi të ekzekutonte nipin e Kastriot Reçit, shtetasin Sajmir Reçi, në Rrëshen.

Ky i fundit shpëtoi falë makinës së blinduar që përdorte. Përplasjet mes dy fiseve datojnë shumë herët, ku zanafilla dyshohet se nisi për një parakalim të gabuar, e më pas debati agravoi në vrasjen e anëtarëve të dy fiseve, hakmarrje e cila duket se nuk ka fund. Nga vrasjet me snajper, tek atentatet me tritol, apo edhe atentatet me armë zjarri, kanë karakterizuar gjashtë vitet e fundit mes dy fiseve nga Rrësheni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026