Del jashtë kontrollit vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, evakuohen banorët
Vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin në Lezhë, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, ndërkohë po punohet me evakuimin e banorëve.
Megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me përsonelin përkatës, zjarri është favorizuar nga era e fuqishme duke e bërë të pamundur kontrollin e flakëve, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.
Njoftimi
Situata e zjarreve aktive në QARKUN LEZHË, DATË 30.07.2024.
1. Vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, njësia admistrative Shëngjin, bashkia Lezhë, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me përsonelin përkatës, kjo e favorizuar nga era e fuqishme.
Mjetet janë 3 bashkia Lezhë, 1 bashkia Mirditë, 2 FA, 3 Kamza, 4 Tirana, 1 Berati, 1 Fieri, 1 Lushnja, 1 Vau Dejës, si dhe Shkodra me 1 Autobot. 2 autobote të bashkisë Lezhë. Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që në objekte mos të preken nga zjarri.
Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut me stafin e tij, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gadishmërisë, Drrjtori Mardhënjeve me Jashtë, Drejtori Rajonit Verior në AKMC, Z/Ministri i Mrojtjes , Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB, 3 fugon të FNSH, (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisëg Vendore, Lezhë, si dhe forca të shumta policore. 2 auto ambulanca të spitalit Lezhë, 1 autoambulancë e QVEC.
Me gjithë praninë e gjithë këtyre forcave është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.
Në këto kushte kërkojmë gjykimin dhe mbështetjen me helikopter për të shpëtuar bizneset.
Helikopteri ka ardhur shume heret rreth ores 7.00
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar