Del jashtë kontrollit zjarrin në Parkun Kombëtar të Prespës
Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës, pasditen e sotme kanë dalë jashtë kontrollit.
Kryetari i bashkisë Pali Kolevksi tha se me gjithë angazhimin e afro 100 punonjësve të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë, shërbimit pyjor, zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës ka qenë e pamundur mbajtja nën kontroll e flakëve të zjarrit që tashmë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe të parkut kombëtar.
Kjo edhe për shkak të mungesës së rezervave ujore në lartësitë e masivit pyjor pa thënë se me mjetet rrethanore nuk mund të mbahet nën kontroll një zjarr kaq i madh që ka përfshirë parkun. Kolevski apelon për ndihmë duke kërkuar ndërhyrje nga ajri si e vetmja mënyrë për të shmangur një katastrofë të madhe natyrore në Parkun e Prespës.
Prej 4 ditësh nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri ndaj edhe për Kolevskin kjo mungesë ka sjellë rëndimin e situatës.
Deri tani në kullota, bimësi të ulët dhe sipërfaqe pyjore në parkun kombëtar janë më shumë se 900 ha të djegura.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë