Del në gjyq “magjistari” i famshëm i Kosovës: S’e kam bërë pasurinë me hajmali
Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi” doli të hënën para Gjykatës së Apelit në Kosovë ku u shqyrtua ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSKR), që ka kërkuar nga Apeli dënim më të ashpër ndaj tij.
Më 10 janar 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar “Burdushin” me një dënim prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë, lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, mashtrim, larje parash dhe armëmbajtje pa leje.
Peqani tha para gjykatës se pasurinë e tij nuk e ka krijuar me hajmalia e fall, por me biznese me familjen e tij.
“Kemi punuar me aktivitetet tona, kemi punuar me sisteme alarmi, kamera për Gjykatë e Prokurori, për mbajtjen e sigurimit të stacionit të policisë në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, kemi bërë riparime, e gjithë pasuria ime është fituar me hajmalia e me falle”, tha Peqani ndërsa shtoi se asnjëherë nuk ka shitur ilaçe farmaceutike, por vetëm gjëra shpirtërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta