Kurti i kërkon ndihmë ndërkombëtarëve: Duan të copëzojnë Kosovën

Takimi në Ohër
5 Qershor 2023 | 16:07

Edhe pse i vënë përballë presioneve dhe kritikave të mëdha nga faktori ndërkombëtar,  të cilët e fajësojnë për tensionet në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti, nuk nguron të shtrijë sërish dorën përballë tyre.

Në një interviste për “TheGeopost” ai kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve për të frenuar sipas tij, tentativën për copëzimin e Kosovës.

“Po i bëjnë këto trazira sepse po e shohin që Kosova është shtet, ndërsa ata duan ndarjen e saj, duan copëtimin e Kosovës, ky është synimi i qartë i tyre. Nuk kanë hequr hequr dorë nga kjo ide, e cila mund të zbatohet vetëm përmes dhunës. Ndaj na nevojitet ndihma e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s, Mbretërisë së Bashkuar e kështu me radhë,” – u shpreh kryeministri i Kosovës.

Tensionet në Kosovë sipas Kurtit, nuk janë  gjë tjetër veçse sfida e hapur e Vladimir Putin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Putini është i obsesionuar me Kosovën dhe këtë e lidh me vitin 1999 dhe intervenimin e NATO-s. Ai është tepër i indinjuar që Kosova është shembull suksesi i intervenimit të NATO-s, i shtetndërtimit demokratik dhe i zhvillimit ekonomik, ndërkaq ai është shumë i lumtur që ndërhyrja perëndimore në Afganistan dhe në Irak nuk doli aq e suksesshme. Dhe këtu Kosova e bën kontrastin e madh, pra ai do të donte që edhe Kosova të dështojë sikurse Iraku dhe Afganistani. Mirëpo Kosova është shtet i pavarur, i cili nuk zmbrapset e as nuk i nënshtrohet Serbisë si një regjim klient i Moskës dhe Kremlinit,” – u shpreh Kurti.

Destabilizimi i Ballkanit Perëndimor, sipas kryeministrit të Kosovës është e vetmja mënyrë që Rusia të shmangë krizën e saj të brendshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026