“Abstenimi në zgjedhje, plan i Serbisë”, Ngjela: Ja pse Kurti s’mund të tërhiqej
Avokati Spartak Ngjela ishte këtë të hënë në Euronews Albania ku komentoi edhe zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ai tha se veprimet e Kurtit janë tërësisht brenda normës juridike dhe se nëse do kishte vepruar ndryshe do kishte gabuar.
Sipas Ngjelës abstenimi i partisë Lista Serbe nga zgjedhjet në Kosovë ishte një “kurth” i përgatitur nga Serbia, në të cilin Kurti nuk ra, pasi ata kanë dashur që zgjedhjet të mos bëheshin e këto komuna të kërkonin shkëputjen nga Kosova.
Avokati shtoi se kryeministri i një vendi nuk mudn ta lërë vendin pa drejtimvetëm se shumica abstenon duke shpjeguar se nëse kjo ndodh, atëherë shumica detyrohet të pranojë të udhëhiqet nga pakica.
“Abstenimi është në favor të kundërshtarëit, po u tërhoqe nga zgjedhjet pakica fiton dhe bëhet shumicë. Ata nuk u treguan naiv, por ata dështuan. Ata menduan se nëse do tërhiqeshin zgjedhjet nuk do bëheshin dhe do fillonin të shkëepusnin veriun. Kurti e kuptoi, bëri zgjedhjet brenda normës absolute juridike.
Se është normë absolute që po u tërhoqe ti unë nuk mund të pa zgjedhje dhe pa drejtim. Ata ikën nga të gjithë administrata, si do i linte Kurti pa administratë? Që ata të kërkonin pavarësinë? Se s’mbetej gjë tjetër. Kurti nuk mund të tërhiqet, ai i ka marrë komunat”,-tha Spartak Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 17:47 Ministri Malaj njofton ndryshimet në buxhet, indeksimi i pensioneve nis më 1 korrik
- 17:43 Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes