Del nga rruga kamioni me grurë, trafik i rënduar në Durrës-Tiranë
Një kamion i ngarkuar me grurë ka dalë nga rruga dhe si pasojë i gjithë gruri është derdhur në autostradën Durrës-Tiranë.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e për pasojë kamioni ka dalë nga rruga. Gazetarja e Euroneës Albania, Ortensa Budlla raportoi se ka qenë një problem me aksin e trajlerit.
Gazetarja ndodhej në vendngjarje ku tregoi se trafiku është i rënduar, por jo prej grurit në rrugë. Njerëzit që ndodhen aty kanë ndaluar për të parë se çfarë ka ndodhur. Gruri mendohet të ketë ardhur nga Ukraina dhe është ankoruar në portin e Durrësit para dy ditësh.
Në vendngjarje ishte një tjetër kamion i cili do të mbledhë grurin e derdhur në rrugë, raportoi Budlla.
Grupi hetimor është prezent dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa pasojat kanë qenë vetëm materiale.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij