Del nga shinat treni në Angli, shpëtojnë 130 pasagjerët

3 Nëntor 2025 | 11:03

Një tren që udhëtonte nga Glasgou për në Londër doli nga shinat pak pas orës 6 të mëngjesit të kësaj të hëne. Ministrja angleze e Transportit, Heidi Alexander njoftoi se ngjarja ishte një incident i madh dhe serioz.

Ajo shtoi se nuk ka raportime për të lënduar. Sipas autoriteteve, forcat e policisë, zjarrfikësve dhe ambulancës kanë nxituar në vendin e ngjarjes. 130 pasagjerët që udhëtonin në tren janë larguar në mënyrë të sigurt dhe janë dërguar në një hotel në zonë.

Shërbimet e trenave janë ndërprerë plotësisht midis Carlisle dhe Preston, duke shkaktuar vonesa dhe anulime të mëdha që pritet të vazhdojnë deri në fund të ditës. Kompania e menaxhimit, Avanti West Coast njoftoi se të gjitha linjat janë bllokuar në veri të Prestonit dhe i paralajmëroi pasagjerët të mos përpiqen të udhëtojnë në veri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026