Një vit nga përmbytjet me 229 viktima në Valencia, Carlos Mazon jep dorëheqjen

3 Nëntor 2025 | 10:48

Carlos Mazon, udhëheqësi i rajonit lindor të Valencias në Spanjë këtë të hënë ka deklaruar se po jep dorëheqjen për shkak të mënyrës se si administrata e tij po trajtonte përmbytjet katastrofike që përfshiu rajonin një vit më parë.

Mazon është përballur me thirrje të përditshme për dorëheqjen e tij, përfshirë edhe nga të afërmit e viktimave, që kur shiu i rrëmbyeshëm i 29 tetorit 2024 vrau 229 persona dhe shkaktoi dëme prej miliarda eurosh, kryesisht në periferi në jug të Valencias.

“Nuk mund të vazhdoj më”, u tha ai gazetarëve pas një fjalimi në të cilin kritikoi ashpër reagimin e qeverisë kombëtare ndaj krizës.

Ai nuk tha nëse po thërriste zgjedhje të parakohshme, as nuk sqaroi nëse po hiqte dorë edhe nga vendi i tij në asamblenë rajonale – gjë që do t’i jepte fund imunitetit të tij parlamentar – dhe as kush do të jetë pasardhësi i tij i përkohshëm.

Mazon kishte këmbëngulur më parë se nuk kishte asnjë qeveri në botë që ka mjetet për të ndryshuar, ndaluar ose shmangur një episod shirash të rrëmbyeshëm që përfundojnë duke shkatërruar një zonë në një kohë të caktuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur

Një detar indian i cili u zhduk pas një sulmi ndaj anijes së tij të dielën është konfirmuar i vdekur, tha në një deklaratë Unioni...
15:57 | 17/07/2026

SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite

 Departamenti i Shtetit konfirmoi shitjen e mundshme të Sistemeve të Armëve me Precizion të Avancuar Arabisë Saudite në një marrëveshje me vlerë 1.96 miliardë dollarë....
15:15 | 17/07/2026

Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë

Ministria e Energjisë e Iranit i bëri thirrje të martën popullsisë që të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike, pasi rrjeti elektrik është nën presion të...
14:45 | 17/07/2026