Del video e aksidentit të bashkëkrijuesit të Call of Duty, Vince Zampella

23 Dhjetor 2025 | 09:45

Vince Zampella, një nga figurat më emblematike të industrisë globale të videolojërave dhe bashkëkrijues i serisë së famshme “Call of Duty”, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare, njoftoi të hënën kompania Electronic Arts (EA).

Sipas Patrullës së Autostradave të Kalifornisë, autoritetet u njoftuan në orën 12:43 pasdite të së dielës për një përplasje automjeti.

Më pas u konfirmua se shoferi dhe një pasagjer humbën jetën, pa u bërë publikë emrat e tyre deri në njoftimin e familjarëve.

Pamjet nga aksidenti me një automjet Ferrari u transmetuan nga NBC, ndërsa policia bëri të ditur se, “për arsye ende të panjohura, automjeti doli nga rruga” dhe u përplas me një barrierë betoni.

Në deklaratën e saj, Electronic Arts e cilësoi Zampellën si një “vizionar”, duke theksuar se “vepra e tij kontribuoi në mënyrë vendimtare në formësimin e argëtimit modern interaktiv dhe frymëzoi miliona lojtarë dhe krijues në mbarë botën”.

Zampella ishte bashkëthemelues i Infinity Ward, studios që publikoi lojën e parë Call of Duty në vitin 2003.

Seria u shndërrua në një nga më të suksesshmet komercialisht në historinë e videolojërave, me dhjetëra tituj, ndërsa “Call of Duty: Black Ops 7” u publikua vitin e kaluar.

Njëkohësisht, ai ishte bashkëthemelues edhe i Respawn Entertainment, studios që krijoi, ndër të tjera, serinë Titanfall.

Respawn Entertainment u ble nga Electronic Arts në vitin 2017, duke forcuar më tej pozicionin e EA-së në tregun e lojërave aksion në vetën e parë.

Electronic Arts nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes. Megjithatë, NBC Los Angeles raportoi më vonë se Zampella humbi jetën në një aksident automobilistik pasditen e së dielës, në rrugën malore Angeles Crest Highway, në Kaliforni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026