Delegatët e Kongresit të PS miratojnë ndryshimet në parti
Delegatet e Kongresit të Partisë Socialiste shkarkuan 61 kryetaret e degëve. Kryetarë e rinj do të zgjidhen gjatë periudhës 1 maj deri në 15 qershor, sipas rregullave të reja.
Për organizimin e tyre gjatë muajt prill do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS.
Kongresi miratoi emrat e sekretarëve të partisë, Blendi Klosi për organizimin, Eridian Salianji për çështjet zgjedhore, Anila Denaj për burimet njerëzore, Blerina Gjylameti për kordinimin, Etilda Gjonaj për gruan, Romina Kuko për marrëdhëniet me jashtë, Laert Duro për migracionin dhe Etjen Xhafaj, sekretar dixhital.
Edhe statuti i partisë pësoi ndryshime. Detyrat e drejtuesit politik, strukturë që funksionon prej vitesh, u saktësuan në statut. Ai është posti më i lartë politik në nivel qarku.
Po ashtu krijohet posti i kancelarit në nivel bashkie që do të jetë ura lidhëse mes degës së partisë dhe qendrës.
Në vjeshtë do të thirret kongresi i radhës i socialistëve, ku do të kërkohet llogari sipas Ramës.
Sipas modelit të konsultimit publik, anëtarësisë do t’i kërkohet vlerësimi për çdo kryebashkiak, deputet apo drejtues të PS në rrethe.
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil