Delegatët votojnë ndryshimet, procesi në fazën përfundimtare
Prej rreth dy orësh ka nisur votimi në Kuvendin Kombëtar të PD-së.
Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha raportoi se votimi i të gjithë delegatëve pjesëmarrës në Kuvend është në fazën përfundimtare.
Votimi bëhet për ndryshimet në statut që u bënë me dije nga Belind Këlliçi në nisje të Kuvendit.
Hoxha raportoi nga hapësira në katin e parë ku po realizohej procesi, ndërsa tregoi se në katin e dytë është një tjetër hapësirë pak më e vogël ku po zhvillohet votimi.
“Janë 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar që zgjidhen me votë nga Kuvendi Kombëtar, ndërsa pjesa tjetër janë 52 deputetë të cilët futen në Këshillin Kombëtar për shkak të pozitës gjithashtu dhe 72 krerët e degëve. Bashkë me ta do të futen në Këshillin Kombëtar pa pasur nevojë të votohen edhe ish-drejtues të lartë të institucioneve shtetërore, përfaqësues të Partisë Demokratike,” – raportoi gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa