English

Dëm 1 mln euro shtetit me faktura fiktive, shpallen në kërkim 2 persona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Policinë e Tiranës, kanë goditur një skemë të mashtrimit me TVSH-në, e cila i ka shkaktur një dëm prej 1 mln euro buxhetit të shtetit.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë operacion prokuroria kërkoi masën e sigurisë  “Arrest me burg” për shtetasit L. D. (administrator) dhe organizatori shtetasi S. K. (Specialist Taksash në Drejtorinë e Borxhit, në Administratën Tatimore), të lidhur ngushtë me subjektin fiktiv “AL-Dor”.

Dy personat e lartpërmendur u shpallën në kërkim për injektimin e faturave tatimore në një shoqëri tregtare me qëllim përfitimin nga TVSH-ja.

Si funksiononte skema e mashtrimit me TVSH?

Nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se ato kanë funksionuar si furnizues, të cilët kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Faturat fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale prej 320,608,000 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF (Tatim Fitimi), afërsisht 1 milion euro.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të lidhur ngushtë me subjektin Al-Dor, kanë konsumuar elementë të vepres penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë edhe persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionar të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proçedurale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×