Dëmet e tërmetit, qeveria u kalon fondin bashkive Kavajë dhe Kamëz
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot fondin për riparimin e dëmeve për banesat dhe pallatet në zonën e Kamzës dhe Kavajës.
Në total bëhet fjalë për një fond prej 510 milionë lekë të reja që do t’u ofrohet familjare që u janë dëmtuar banesat nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Këto fonde t’u kalojnë Bashkive Kavajë dhe Kamëz që më pas do të bëjnë shpërndarjen në bazë të dëmeve, ku nga kjo fazë përfitojnë ata me vlerësim dëmi D1, D2 dhe D3.
“Bashkisë Kamzë i transferohet fondi prej 163 890 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e tre milionë e tetëqind e nëntëdhjetë mijë) lekësh, në formën e transfertës së pakushtëzuar;Bashkisë Kavajë i transferohet fondi prej 346 350 000 (treqind e dyzet e gjashtë milionë e treqind e pesëdhjetë mijë) lekësh, në formën e transfertës së pakushtëzuar”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Bashkia e Shijakut është bërë bashkia e parë nga ato që janë prekur nga tërmeti, që ka nisur shpërndarjen e fondeve për riparimin e banesave.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019, përveç dëmeve të shumta materiale duke lënë qindra familje pa banesa dhe mijëra të tjerë me shtëpi të dëmtuara, shkaktoi dhe 51 humbje jete.
Lexoni gjithashtu:
Dëmshpërblim, Ahmetaj: Qytetarët e Shijakut që nga e premtja marrin pagesat për riparimin e shtëpive
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania