Dëmet në bazën e vetme ajrore që Irani arriti të godiste në Izrael
Një burim amerikan i tha ABC News se pesë raketa iraniane arritën të godisnin bazën ajrore të Izraelit, “Nevatim”, gjatë sulmit ajror të Iranit të shtunën mbrëma. Goditja me raketa shkaktoi dëme në pistën kryesore, si dhe dëmtoi një avion transporti C-130 dhe disa objekte magazinimi.
Dëmi nuk është i papërfillshëm, por dukshëm më i vogël me atë që synonte të kryente Irani.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, tha në një fjalim para ambasadorëve dhe përfaqësuesve të misionit diplomatik në Teheran, se “Operacioni ushtarak iranian kundër Izraelit ishte i kufizuar dhe synonte vetëm skuadriljet e avionëve F-35”.
“Sulmi izraelit ndaj konsullatës sonë shkel ligjet dhe traktatet ndërkombëtare dhe ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë interesat tona përballë çdo sulmi”, shtoi ai.
Në sulmin e parë të drejtpërdrejtë të Iranit ndaj Izraelit, Republika Islamike lëshoi rreth 350 dronë dhe raketa në të territorin e shtetit hebre.
Nga dronët dhe raketat e lëshuara, 99% e tyre u rrëzuan.
Drone dhe raketa u lëshuan gjithashtu nga Iraku, Siria, Libani dhe Jemeni. Ato përfshinin 170 dronë, 120 raketa balistike dhe 30 raketa që përmbanin mbi 60 ton eksploziv. Por vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën të depërtojnë, pjesa dërrmuese prej tyre u rrëzuan jashtë territorit të Izraelit.
LEXONI GJITHASHTU:
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)