Dëmet në pallatin që u dogj në Tiranë, policia ndalon banorët të shkojnë në banesa
Një pallat 10-katësh në zonën e 21 Dhjetorit u përfshi nga zjarri të enjten, duke pësuar dëme të konsiderushme në disa kate të tij.
Gazetarja e Euronews Albania, Bruna Cami, ka përcjellur situatën në pallat 1 ditë pas rënies së zjarrit.
Sipas gazetares që prej ditës së djeshme ka vendosur një perimetër sigurie dhe nuk i lejon banorët që të futen brenda.
Cami tha se njerëzit kanë tentuar që të futen të shohin se çfarë është dëmtuar në apartamentet e tyre por nuk janë lejuar nga uniformat blu.
“Ende nuk është përcaktuar shkaku i këtij zjarri, është thënë që ka fillur në katin e dytë të pallatit, për të vazhduar nëpërmjet kordonit të brendshëm në katin e fundit, ku ka marrë flakë veranda e apartamentit i cili u shkatërrua plotësisht. Në pallatin 10 katësh, 9 janë banim, janë djegur totalisht 3 hyrje të këtij pallati, ndërsa ka dëme të konsiderueshme në katër katet fundore të tij. Nuk është përfshirë pjesa tjetër e pallatit ngjitur, janë të lidhur me njëri tjetrin me një urë, por pallati tjetër nuk është përfshirë nga flakët. Për arsye sigurie nuk janë lejuar banorët e pallatit që të futen brenda. Para pak minutash disa kanë tentuar që të futen për të parë se çfarë është dëmtuar në apartamentet e tyre por janë përballur me policinë, e cila nuk i ka lejuar që të futen”- tha Cami
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë