Dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit, asnjë monument kulturor i restauruar
Po bëhen gati 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe puna për të restauruar dëmet e monumenteve të kulturës nuk ka përfunduar.
Bashkimi Evropian dhuroi 40 milionë euro për restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa ambasada amerikane dha 800 mijë dollarë.
Këto para, sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës do të shkonin për rijetësimin e Torrës Veneriane në Durrës, Muzeut Etnografik në Krujë, Muzeut Etnografik në Kavajë, Teatrit të Kukullave, Urës së Kurçajt e monumenteve të tjera kulturore.
Nga një vëzhgim që ka bërë Euronews Albania, në kullën e sahatit në Krujë, në Teqenë e Dollmës, në Kalanë e Durrësit dhe atë të Prezës, punimet kanë nisur, por deri më tani në asnjë prej tyre puna nuk ka përfunduar.
Lista e monumenteve të kulturës që kanë pësuar dëmtime është e gjatë, e ndarë në tre shkallë, sipas gradës së dëmtimit.
26 monumente kanë pësuar dëmtime të rënda dhe 32 dëmtim mesatar.

Ndërsa tek lista e monumenteve me risk të lartë, nuk ka nisur puna në kulla e Sulejman Kullës, apo në murin e kalasë në Porto Romano, apo në shtëpinë e Kolë Idromonesë, që edhe pse ne Shkodër, është listuar tek monumentet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit.
Numri i atyre që kanë pësuar dëmtime më të lehta është më i madh. Në këto objekte nuk ka nisur restaurimi dhe koha e faktorët e jashtëm janë një kërcënim i vazhdueshëm për dëmtimin më serioz të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh