Demiraj: Vigjilencë dhe bashkëpunim me SHBA dhe BE kundër kërcënimeve iraniane
Gjeneral Dritan Demiraj komentoi nga SHBA paralajmërimin e Ambasadës Amerikane për rreziqet nga grupe të lidhura me Iranin në Shqipëri, gjatë një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin”. Ai tha se duhet rritur vigjilenca në hapësira publike si qendra tregtare, porte dhe aeroporte, por pa krijuar panik tek qytetarët. Demiraj shtoi se masat e sigurisë dhe koordinimi ndërinstitucional me aleatët janë kyç për të treguar kapacitetet e vendit në përballimin e kërcënimeve hibride dhe asimetrike.
Gjenerali nënvizoi bashkëpunimin me agjencitë amerikane dhe ato të Bashkimit Europian, duke e konsideruar këtë një test për aftësitë e Shqipërisë. Sipas tij, rreziqet mund të jenë nga sulme në ambiente publike deri tek infrastruktura kritike, ndërsa sipas tij, deklarata e Ambasadës nuk është rutinë, por reflekton informacion konkret dhe të verifikuar.
Demiraj foli edhe për celulat e fjetura dhe rrezikun që mund të paraqesë opozita iraniane e strehuar në Shqipëri. Ai theksoi se institucionet e inteligjencës, mbrojtjes dhe policisë janë të afta të monitorojnë, parandalojnë dhe të godasin çdo kërcënim konkret, duke punuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët strategjikë, gjithmonë duke ruajtur interesin e qytetarëve shqiptarë.
“Duhet rritur vigjilenca, jo nëpërmjet krijimit të panikut, por duke rritur vëmendjen në hapësira publike si qendra tregtare, porte, aeroporte, por jo vetëm. Forcimi i masave të sigurisë nga agjencitë të cilat janë përgjegjëse, kanë mision sigurimin dhe parandalimin e këtyre sulmeve dhe koordinimi ndërinstitucional me aleatët. Ky është një test që Shqipëria, ashtu si edhe herët e kaluara, të tregojë që kapacitetet tona të sigurisë janë në nivelin e duhur për të përballuar kërcënime hibride ose asimetrike në rast se do tentohen nga grupe të këtyre aktorëve. Këto lloj njoftimesh bëhen vetëm kur niveli i informacioneve kalon 70%, që do të thotë nga një nivel në nivelin e rreziqeve dhe kërcënimeve. Koha ka treguar që edhe në vendet më të sigurta, gjithmonë ka pasur celula të fshehta dhe rrjete bashkëpunimi të cilat në momentet e nevojshme janë aktivizuar. Institucionet e inteligjencës, të mbrojtjes dhe të policisë janë të afta të monitorojnë, të parandalojnë dhe të godasin çdo kërcënim konkret, duke punuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët strategjikë, gjithmonë duke ruajtur interesin e qytetarëve shqiptarë”, tha ai.
“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm
Trump kritika Senatit: Po ma vështirësoni punën, Irani është gati për t’u rrëzuar
“Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola
- 08:14 Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës
- 08:13 Goli vendimtar i Munoz, Kolumbia mposht me rezultat minimalist Kongon