“Demokracia vdes në errësirë”- Protestë në Prishtinë për mbylljen e Klan Kosovës

31 Korrik 2023 | 12:07

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, mbajt këtë të hënë një  protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Me një banderolë të madhe në të cilën shkruhej “Demokracia vdes në errësirë”, protestuesit marshuan të shumtë në numër drejt sheshit Zahir Pajaziti.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, tha se është i tronditur me vendimin e qeverisë Kurti për mbylljen e Klan Kosova, duke e cilësuar si “goditjen më të rëndë që i bëhet lirisë së medies në Kosovë që prej kohës së luftës”.

Ambasadorët e vendeve të Quint-it të akredituar në Kosovë, në të cilët bëjnë pjesë Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA dhe Bashkimi Evropian shprehen shqetësimin e thellë, me vendimin e Ministrisë së Industrisë. Edhe organizata ‘Gazetarët pa Kufij’ u shpreh se “pluralizmi i informacionit kërcënohet rëndë me refuzimin e ankesës së medias më të madhe private në vend, Klan Kosova”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026