Demokratët akuza Pete Hegseth: Ke bërë akuza serioze

16 Prill 2026 | 14:21

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndodh një përplasje e fortë politike mes republikanëve dhe demokratëve. Këta të fundit kanë nisur zyrtarisht procedurat për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, duke e akuzuar atë për “krime të rënda dhe shkelje serioze”.

Në mocionin e demokratëve janë depozituar 6 akuza, ku në qendër janë sulmet ushtarake ndaj Iranit pa miratimin e Kongresit dhe operacione të tjera të diskutueshme, përfshirë goditjet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge.

Nisma vjen në një moment kur administrata e Donald Trump është nën presion në rritje për veprimet e fundit në politikën e jashtme, sidomos për konfliktin me Iranin.

Mocioni u prezantua nga kongresmenja demokrate Yassamin Ansari, së bashku me ligjvënës të tjerë si John Larson. Ata e akuzojnë Hegseth se ka shpërfillur rregullat për mbrojtjen e civilëve gjatë operacioneve ushtarake.

Sipas raportimeve, SHBA mund të ketë qenë përgjegjëse për një sulm në mars ndaj një shkolle në Iran, ku humbën jetën të paktën 175 persona, mes tyre edhe fëmijë.

Në dosje përmenden edhe sulmet e përsëritura ndaj anijeve në Karaibe, ku ushtria i ka cilësuar personat në bord si “narco-terroristë”.

Demokratët e akuzojnë gjithashtu Hegseth për cenim të sigurisë kombëtare për shkak të “sjelljes së pakujdesshme”, duke përmendur një rast në vitin 2025 kur informacione të klasifikuara u shpërndanë në aplikacionin Signal.

Skandali shpërtheu kur kryeredaktori i “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg, u përfshi gabimisht në një bisedë ku diskutohej një sulm ajror ndaj rebelëve Houthi në Jemen. Në atë bisedë ishin edhe zyrtarë të lartë si zëvendëspresidenti JD Vance dhe drejtori i CIA-s John Ratcliffe.

Në akuzat përfshihet edhe fshehja e informacioneve mbi viktimat civile në Iran dhe Venezuelë, si dhe tentativa për të ndëshkuar senatorin Mark Kelly, i cili u kishte kujtuar ushtarakëve se kanë të drejtë të refuzojnë urdhrat e paligjshëm.

Po ashtu, Hegseth kritikohet edhe për largimin e personave transgjinorë nga ushtria.

“Pete Hegseth nuk ka respektuar betimin ndaj Kushtetutës. Ai ka kryer krim lufte në Iran,” deklaroi Ansari, duke kërkuar që të gjithë përgjegjësit në administratë të mbajnë përgjegjësi.

Ajo shtoi se nëse ai vijon të qëndrojë në detyrë, rreziku për sigurinë kombëtare do të rritet.

Nga ana tjetër, Pentagoni i ka hedhur poshtë akuzat. Zëdhënësja Kingsley Wilson i quajti ato një “shfaqje për vëmendje” dhe një përpjekje për të larguar fokusin nga sukseset e departamentit.

Megjithatë, pavarësisht akuzave të forta, gjasat që mocioni i shkarkimit të kalojë janë të ulëta, për shkak sepse republikanët kanë shumicën rnë Kongres.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026

Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse rebelët Huthi të Jemenit vazhdojnë sulmet ndaj anijeve tregtare. Në një...
17:55 | 23/07/2026

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet

Çmimet e naftës së papërpunuar arritën në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga muaji maj, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen...
17:36 | 23/07/2026