“Demokratët Euroatlantikë”- A po shkon Basha drejt krijimit të një partie të re?
Dy mbledhjet e gjata me mbështetësit e tij pasi humbi vulën e PD, duket do të prodhojnë një lëvizje të re politike të Lulzim Bashës.
Pasi dëgjoi, duke mbajtur shënime secilin prej folësve në takimin e zgjeruar ditën e premte në një nga hotelet në qendër të Tiranës, Basha kur doli para mediave foli për ndjekjen e rrugës gjyqësore për të rimarrë vulën, por as nuk përjashtoi ngritjen një formacioni politik që t’i garantojë pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme.
“Qëndrimi i qartë i mbledhjes së përbashkët të kryesisë dhe të kolegjit të kryetarëve është: Rekurs në drejtësi, në Gjykatën e Lartë, për të mos lejuar që në këtë vend të triumfojë padrejtësia. Në çdo rast, ne do të jemi në zgjedhje. Shqiptarëve do t’iu japim alternativën. Përpjekja për të zhbërë alternativën që ne paraqesim, si progam, si ekip, si bashkim vlerash, mbi të cilat është themeluar Partia Demokratike, do të dështojë. Përpjekja e Edi Ramës për të reduktuar debatin, se si do të qeveriset vendi në katër vitet e ardhshme, në pyetjen se kush më pak i korruptuar Rama apo Sali Berisha, kjo përpjekje do të dështojë. Shqiptarët do të kenë alternativën e tyre. Shqiptarët meritojnë më shumë dhe me alternativën tonë do të kenë më shumë”, tha Basha.
Por pas këtyre fjalive, ku linte të hapur rrugën për një formacion të ri politik, Lulzim Basha prezantoi në rrjetet sociale ndryshimin në logon e PD.

Demokratët euroatlantik është togfjalëshi që i shtohet emrit, Partia Demokratike duke nënvizuar vazhdimin e angazhimeve themelore dhe identitare për të cilat është përplasur me grupin e Berishës.
I pyetur disa herë mbi mundësinë e një partie të re, Basha deklaroi se në çdo rast shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme. Por tashmë mbetet për t’u parë nëse “demokratët euroatlantik” do të jetë emri i partisë së re, apo thjesht një emër duke shpresuar në rimarrjen e logos dhe vulës së PD.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump