Demokratët fitojnë garën në Arizona, pranë kontrollit të Senatit
Demokratët e presidentit Joe Biden janë më afër që të mbajnë kontrollin e Senatit, pasi senatori Mark Kelly fitoi garën në këtë shtet në zgjedhjet e mesmandatit.
Fitorja e Kellyt ndaj republikanit Blake Masters, e vendos partinë republikane një ulëse larg fitores në Senat, shkruan Reuters.
Demokratët mund të mbajnë kontrollin e Senatit nëse fitojnë Nevada ose në balotazhin në Xhorxhia, që mbahet muajin e ardhshëm. Që republikanët të fitojnë kontrollin në Senat duhet të fitojnë garën në këto dy shtete.
“Jam i përulur nga besimi që shteti ynë ka dhënë tek unë për të vazhduar këtë punë”, tha Kelly në Twitter.
Ata mund t’i fitojnë ende të dyja dhomat e Kongresit, por rezultatet e pjesshme në zgjedhjet amerikane të mesmandatit janë zhgënjyese për republikanët.
Ndryshe nga sa pritej, demokratët kanë performuar më mirë.
LEXONI GJITHASHTU
Ndërron jetë senatori i njohur republikan
Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur
- 09:27 Ndërron jetë senatori i njohur republikan
- 09:06 Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
- 09:04 Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026
- 08:10 Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)