Demokrati që fitoi Mirditën: Do bashkëpunoj me Ramën, të më japë fonde!
Kandidati i Bashkë Fitojmë, Albert Mëlyshaj, fitoi zgjedhjet në bashkinë Mirditë duke mposhtur kandidatin socialist Ndrec Dedaj.
Sipas rezultateve nga KQZ, Albert Mëlyshi ka marrë 6355 vota, ose 55.19 %. Ndërkohë, kandidati i Partisë Socialiste, Ndrec Dedaj ka marrë 5160 vota, ose 44.81 %.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mëlyshaj tha se do t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit kryeministrit Edi Rama që të marrë fonde për Mirditën.
“Unë nuk e shoh të vështirë bashkëpunimin me qeverinë, do investohem maksimalisht të bashkëpunoj jo vetëm me kryeministrin, por me këdo që do të ndihmojë mirditorët. Kjo është detyra ime. Qoftë me kryeministrin e Shqipërisë, që edhe ai ka detyrë ta bëjë. Do ta bëj për mirditorët. Kjo është arsyeja pse jam përfshirë në politikë, që të jap kontributin tim për Mirditën”, tha Mëlyshaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
- 22:00 Dita e 42-të, nis marshimi i qytetarëve, gazetarja tregon intenerarin e rrugëve ku do të protestohet