Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë

6 Dhjetor 2025 | 15:24

Një sulm me dron ka dëmtuar mburojën mbrojtëse të centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë, duke e bërë atë të paaftë të mbajë të izoluar materialin radioaktiv nga shpërthimi i vitit 1986, tha të premten agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se mburoja nuk mund të kryejë më funksionin e saj kryesor të sigurisë, pas një inspektimi të strukturës prej çeliku javën e kaluar. Agjencia zbuloi se goditja e dronit e kishte degraduar mburojën në shkurt, në një sulm për të cilin Ukraina ka akuzuar Rusinë.

Gjatë gjithë luftës, Rusia dhe Ukraina e kanë akuzuar njëra-tjetrën për pengimin e rotacionit të stafit të IAEA-s në centralin e Zaporizhias dhe për rrezikimin e një katastrofe të mundshme bërthamore duke sulmuar objektin.

Drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, tha në një deklaratë se inspektimi “konfirmoi se struktura mbrojtëse kishte humbur funksionet e saj kryesore të sigurisë, përfshirë aftësinë e izolimit, por gjithashtu vuri re se nuk kishte dëmtime të përhershme në strukturat mbajtëse apo sistemet e monitorimit”.

Grossi tha se riparimet fillestare tashmë janë kryer “por rikuperimi i plotë mbetet thelbësor për të parandaluar përkeqësim të mëtejshëm dhe për të garantuar siguri afatgjatë bërthamore”.

OKB-ja raportoi më 14 shkurt se autoritetet ukrainase thanë se një dron goditi centralin, shkaktoi zjarr dhe dëmtroi shtresën mbrojtëse përreth reaktorit numër katër, i cili u shkatërrua në shpërthimin e Çernobilit në vitin 1986. Autoritetet ukrainase thanë se droni ishte rus, megjithatë, Moska e mohoi se kishte sulmuar centralin.

Nivelet e rrezatimit mbetën normale dhe të qëndrueshme, dhe nuk u raportuan rrjedhje radioaktive, tha OKB-ja në shkurt. Shpërthimi i vitit 1986 në Çernobil shpërndau rrezatim në mbarë Evropën dhe detyroi autoritetet e Bashkimit Sovjetik të mobilizonin një numër të madh njerëzish dhe pajisjesh për të përballuar aksidentin. Reaktori i fundit funksional i centralit u mbyll në vitin 2000.

Rusia e pushtoi centralin dhe zonën përreth për më shumë se një muaj në javët e para të pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, teksa forcat e saj fillimisht u përpoqën të avancojnë drejt kryeqytetit ukrainas, Kievit.

IAEA kreu inspektimin në të njëjtën kohë me një vlerësim kombëtar të dëmeve të shkaktuara në nënstacionet elektrike nga lufta pothuajse katërvjeçare midis Ukrainës dhe Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekzekutohet vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador, vrasësit u maskuan si policë

David Macias, vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador, u qëllua për vdekje nga disa persona të armatosur të maskuar si oficerë policie,...
16:04 | 13/07/2026

Ushtria iraniane: Rreziku i luftës rajonale është rritur pas sulmeve amerikane

Zëdhënësi i komandës së lartë të përbashkët ushtarake të Iranit, Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya tha se rreziku i një konflikti rajonal është rritur pas sulmeve...
16:01 | 13/07/2026

Kremlini: Rusia do të monitorojë nga afër takimin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

Kremlini tha të hënën se do të monitorojë nga afër takimin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën që do të mbahet në Paris. “Sigurisht, ne...
15:49 | 13/07/2026