Dëmtohet ujësjellësi, zgjidhje provizore për furnizimin me ujë në Vlorë

26 Dhjetor 2025 | 20:53

Qyteti i Vlorës është përballur këtë të premte me probleme me furnizimin me ujë. Problemet janë shfaqur për shkak të një dëmtimi në tubacionin me diametër 1000 mm.

Gjatë pasdites është realizuar një zgjidhje provizore për furnizimin me ujë të qytetit, e cila nuk është përfundimtare. Për shkak të defektit të rëndë, ndërhyrja do të vijojë sërish në orët e mëngjesit, me qëllim riparimin e plotë të tubacionit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë për qytetin.
Kreu i Ujësjellësit të Vlorës, Ermal Murati e ka cilësuar dëmtimin serioz dhe se presioni i ujit ka qenë i lartë. Kjo sipas tij i ka detyruar të ndërpresin furnizimin.

“Avaria është vërtet serioze. Për çështje sigurie jemi detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë pasi presioni është shumë i lartë. Siç tha edhe nga drejtori, nesër do të kemi një ndërhyrje më të plotë të situatës për t’i dhënë një herë e mirë një zgjidhje këtij problemi që është në tubacionin 1000 që ndodh radhe dhe kërkon angazhim maksimal nga ne”, tha Murati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026