Dëmtoi rëndë motoristin pas përplasjes me makinë, arrestohet shoferi 54-vjeçar

30 Maj 2023 | 11:20

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 54-vjeçar i cili mëngjesin e të hënës përplasi me automjetin e tij një motorist.

Si pasojë e aksidentit u dëmtua rëndë drejtuesi i motorit, një 67-vjeçar me inicialet B.A., i cili u transportua në spitalin e Traumës.

Materialet në ngarkim të 54-vjeçarit i kaluan policisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 54 vjeç, banues në Kryezi, Fushë Arrëz, pasi paraditen e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në aksin rrugor “Fushë Arrëz – Qafë”, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. A., 67 vjeç. Për shkak të dëmtimeve të marra, 67-vjeçari po merr asistencë të specializuar mjekësore, në Spitalin e Traumës, Tiranë”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026