Dënimi me 1 vit burg i Salianjit, zbardhen detaje nga mbledhja e Grupit të PD

26 Shtator 2024 | 15:29

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, fill pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e deputetit Ervin Salianji më 1 vit burg.

Gjatë mbledhjes u diskutua rreth aksionit të opozitës pas këtij vendimi për Salianjin.

Vendimet e marra në mbledhjen e Grupit të PD-së do të diskutohen dhe miratohen në mbledhjen e Kryesisë që pritet të mbahet pasditen e sotme.

Gazetari Ardit Hoxha tha se me këtë vendim Salianjit jo vetëm që pritet t’i ndërpritet menjëherë mandati, por edhe rrezikon që të mos jetë deputet në legjislaturën 2025-2029.

“Jemi në pritje të vendimeve që do të dalë nga kjo mbledhje e paparashikuar e organizuar nga Bardhi dhe të tjerët fill pas vendimit për Salianjin. Pritet për t’u parë vendimmarrja apo qasja që do të ketë grupi parlamentar me Parlamentin në muajt në vijim, pas këtij dënimi ndaj Salianjit.

Ajo që mund të themi është se në të gjitha hapësirën përreth PD ka një prani të shtuar qoftë të drejtuesve e funksionarëve të lartë, por edhe të qytetarëve të thjeshtë. Për një pjesë të madhe ndoshta ka qenë i pritshëm një dënim për Salianjin, që t’i hiqte atij mandatin aktual, por jo me dënim dhe pengimin e tij për kandidimin në zgjedhjet e 2025.

Atij jo vetëm i ndërpritet menjëherë mandati i deputetit, por edhe i pamundësohet garimi në zgjedhjet e ardhshme dhe aktiviteti normal politik deri në shlyerjen e dënimit me 1 vit burg. Pra mund të mos jetë më deputet në 2025-2029. Duket si një goditje e fortë për Salianjin, i cili është parë si një figurë e rëndësishme në PD”, tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026