English

Dënohen me nga dy vjet burg të akuzuarit për sulm ndaj gazetarit në Kosovë 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka shpallur aktgjykim fajësues për tre të akuzuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla, duke i dënuar me nga dy vjet burgim. Ata janë dënuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

- Advertisement -

Valon Syla ishte sulmuar në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në dhjetor të vitit 2020, pak pasi kishte dalë nga një studio televizive, shkruan REL.

Ai pati thënë në llogarinë e tij në Facebook se është sulmuar për shkak të disa postimeve kritikuese për disa udhëheqës fetarë.

Të dënuarve L.D, K.H dhe O.H do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, prej datës 14 prill deri me datë 07 dhjetor 2023.

“Të akuzuarve u është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa obligohen që secili veç e veç të paguajë të gjitha shpenzimet e procedurës; në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 200 eurosh, ndërsa shumën prej njëqind 100 eurosh ta paguajnë për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit”, njoftoi gjykata.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?