Dënohet me 2 vjet burg Safet Gjici, 1 vit burg për prostitucion Alma Kaçit

7 Shkurt 2024 | 19:48

GJKKO ka dënuar me 2 vjet burg për shpërdorim detyre ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, ndërsa ka dhënë 1 vit burg për Alma Kaçin me akuzën e prostitucionit.

Gjykata ndryshoi akuzën për Gjicin nga korrupsioni pasiv në shpërdorim detyre dhe për Kaçin nga korrupsion aktiv në prostitucion.

“Vuajtja e dënimit për të pandehurin Safet Gjici fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Safet Gjici i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh”, thuhet në vendimin e GJKKO.

Sipas Prokurorisë Speciale SPAK, Safet Gjici ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale në zyrën e punës së kryebashkiakut.

Para shpalljes së vendimit, ish-kryebashkiaku kërkoi pafajësi gjatë konkluzioneve të mbrojtjes duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i kërkoi falje familjes.

“Unë kam marrë dënimin më të madh, dënimin moral. U kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, tha Gjici.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor pas video-skandalit ku ai shihet teksa kryen marrëdhënie intime me Alma Kaçin. Pas aktit seksual Kaçi i ka kërkuar ish-kryebashkiakut favore në lidhje  me një tender për ngritjen e një strehimi për qentë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit

Në një lidhje live përpara Kryeministrisë, aty ku po mbahet në ditën e saj të 49-të protesta kombëtare, për Review me Greta Topjanën ishte deputetja...
21:31 | 18/07/2026

Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)

Si çdo ditë qëndrese, sot në ditën e saj të 49-të, aktivistë dhe qytetarë kanë nisur grumbullimin fillimisht në sheshin “Skënderbej”, në orën 19:00, dhe...
21:30 | 18/07/2026