Dënohet me 3 vite shërbim prove ish-gjyqtarja Mimoza Margjekaj
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, e akuzuar për korrupsion.
Për ish-gjyqtaren Margjeka gjykata vendosi pezullim te vendimit, duke e konvertuar në 3 vite shërbim prove.
Gjithashtu, gjykata ka dënuar me 4 vite burg edhe bashkëshortin e saj, Arben Cara. Me nga 3 vite burg janë dënuar, shtetasit e pandehur, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj. Ndërsa me 1.2 vite burg u dënua Nejton Bali.
Sipas SPAK ata i kanë dhënë gjyqtares një shumë prej 6 mijë euro me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, vëllait të Nejton Balit i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për kalim të paligjshëm të kufijve, ndryshim që më pas ndodhi efektivisht nga Apeli i Korçës
Gjithashtu dënimi u pezullua edhe për Nejton Balin, ku vendimi u konvertua në 3 vite shërbim prove
Edhe Skënder Demiraj u konvertua me 3 vite shërbim prove
Burg do vuaj Arben Cara bashkëshorti dhe Kladujo Zhilla. Gjithashtu gjykata vendosi për gjyqtaren edhe heqjen e se drejtës për te punuar në institucione publike për 5 vite.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare