Denoncimi i deputetit Shehaj: Policia më mbylli biznesin/ 5 zhvillimet

20 Tetor 2022 | 22:51
  • ‘Hakmarrje e Ramës’, denoncimi i deputetit Shehaj: Policia më mbylli biznesin

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi këtë të enjte, se policia ka mbyllur biznesin e tij dhe ka sekuestruar ambientet në të cilat operonte, pa asnjë leje apo urdhër nga Prokuroria.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Shehaj u shpreh se forcat e policisë kanë nxjerrë jashtë punonjësit, duke i terrorizuar, pa asnjë mandat ligjor.

Sipas tij, pas kësaj qëndron kryeministri Edi Rama, i cili kërkon që me këto akte dhune dhe përdorimin e policisë, t’i mbyllë gojën atij dhe kujtdo deputeti të opozitës që ngre zërin kundër qeverisë.

Lexoni më shumë: ‘Hakmarrje e Ramës’, denoncimi i deputetit Shehaj: Policia më mbylli biznesin

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj
  • Agron Shehaj e denoncoi për mbylljen e biznesit, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas denoncimit të deputetit demokrat, Agron Shehaj, i cili tha se policia ka mbyllur biznesin e tij dhe terrorizoi punonjësit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama është shprehur se ndërtesa të cilën ushtronte aktivitetin biznesi i Shehajt, është bllokuar si e paligjshme nga IKMT dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit.

Kreu i qeverisë ka mohuar akuzat e Shehajt, se me këtë akt ka dashur t’i ushtrojë presion dhe t’i mbyllë gojën.

Lexoni më shumë: Agron Shehaj e denoncoi për mbylljen e biznesit, reagon kryeministri Rama

Edi Rama
  • Prokuroria për vdekjen e 32-vjeçarit: S’kishe shenja dhune në trup, gëlltiti drogë

Prokuroria e Tiranë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë dhënë një deklaratë zyrtare në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit, Laer Kurti, i cili humbi jetën pas shoqërimit në komisariat.

Përmes një njoftimi, është bërë me dije se mbrëmjen e 19 tetorit, punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës kanë konstatuar Laert Kurtin duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, Kurti është larguar me vrap, duke mos iu bindur thirrjeve të njëpasnjëshme të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Lexoni më shumë: Prokuroria për vdekjen e 32-vjeçarit: S’kishe shenja dhune në trup, gëlltiti drogë

Lear Kurti
  • Zbardhet porosia e Alibeajt për hapjen e dosjeve te ish-Sigurimit

Është zbardhur porosia që Enkelejd Alibeaj u ka nisur deputetëve demokratë, për ligjin e hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit.

Në mesazhin e dërguar Alibeaj thotë se ligji i hapjes së dosjeve ka qenë betejë për PD që nga rithemelimi i saj prandaj deputetët duhet të votojnë pro.

Lexoni më shumë: Zbardhet porosia e Alibeajt për hapjen e dosjeve te ish-Sigurimit

Enkelejd Alibeaj
  • Ylli Manjani sulmon ashpër Yuri Kim-in: Shqiptarët nuk hanë bar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka sulmuar ashpër ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në emisionin  “Now” në Euronews Albania, Manjani deklaroi se është e papranueshme që Kim të etiketojë një gjyqtar apo politikan si të korruptuar, apo t’i bëjë presion gjykatës për logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

Sipas tij, njerëzit nuk janë budallenj dhe nuk kanë bar, duke iu referuar shprehjes së saj drejtuar demokratëve, që të largoheshin nga Sali Berisha pasi është shpallur ‘non grata’.

Lexoni më shumë: Ylli Manjani sulmon ashpër Yuri Kim-in: Shqiptarët nuk hanë bar

Ylli Manjani

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Protestuesit kundër projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të...
18:48 | 04/06/2026

Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Koçiu ka marrë shembull Turqinë si një vend me cilësi...
18:43 | 04/06/2026

Projekti në Zvërnec, edhe banorët e Durrësit dalin në protestë

Edhe qytetarë e Durrësit janë mbledhur këtë të enjte për të protestuar kundër projektit në Zvërnec. Ashtu siç ishte paralajmëruar, banorët e Durrësit iu janë...
18:30 | 04/06/2026