DENONCIMI/Tifozi i Kombëtares shkon në polici: Ja bileta fallco, si ma shitën (FOTO)
Një tifoz i Kombëtares shqiptare, Albion Mahmuti, ka dënoncuar mashtrimin që i është bërë me shitjen e biletës për të parë ndeshjen e sotme në “Air Albania”.
Përmes një interviste për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ai është shprehur se kanë udhëtuar nga 300 kilometra larg për të blerë biletat dhe janë zhgënjyer.
Mahmuti tha se e kishin denconcuar rastin në Polici, pasi dispononin fotografi të personit që ia kishte shitur biletën dhe priste që të ndërmerreshin masat e duhura.
“Jam Albion Mahmuti, vij nga Gjilani. Kemi parë dikë në Tik Tok që shiste bileta. Kemi folur në Instagram. E kemi pyetur a i dëshiron paret me postë apo kesh dhe ai tha kesh. Kemi bërë 300 kilometra për të marrë biletat.
Bileta ka qenë 50 euro çmimi, bileta që vlente 30 euro. Ishin mbi 30 persona që i ka mashtruar ky person. Rastin e kemi denoncuar në Polici, që kanë marrë të dhënat. Kushërinjtë e mi kanë ardhur që nga Zvicra dhe e kishin herën e parë që po vinin në Tiranë”, është shprehur Mahmuti.

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës