Depozitohen kandidaturat për kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ
Në Kuvend këtë të martë është mbledhur Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Rregullatorit në KQZ. Në Kuvend janë depozituar 8 kandidaturat. Kandidatët që kanë depozituar kandidaturën e tyre janë Iliriana Nano, Helga Vukaj, Juliana Hoxha, Dritan Çakaj, Bledar Skënderi, Arben Ristani, Shkëlqim Sulo dhe Kamerion Salillari.
Kandidatët e PS: Iliriana Nano, Dritan Çakaj, Bledar Skënderi dhe Juliana Hoxha
Kandidatët e PD: Helga Vukaj dhe Arben Ristani
Kandidati i PDIU: Shkëlqim Sulo
Pa parti: Kamerion Salillari
Komisioni rregullator ka në përbërje të tij 5 anëtarë. 3 anëtarë nga PS dhe 2 nga opozita. Aktualisht anëtareve ju ka përfunduar mandati dhe në Kuvendi po kryhet procedurat për zgjedhjen e anëtareve të tij. Kandidatët do të votohen në seancën e së enjtes.
Ilriana Nano dhe Dritan Çaka janë anëtarë të rregullatorit aktualisht nga PS. Ndërkohe Helga Vukaj është anëtare e rregullatorit aktualisht nga PD. Bledar Skënderi nga PS dhe Arben Ristani nga PD janë dy kandidaturat më të mundshme për tu rikthyer sërish në KQZ.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor