Deputetët e opozitës nisin protestën, parkojnë makinat në mes të rrugës

29 Tetor 2024 | 17:00

Ndërkohë që pritet nisja e protestës së opozitës, gazetari Ardit Hoxha i cili ndodhet në zonën e Kamzës than në një lidhje direkte për Euronews Albania, se tashmë ka nisur bllokimi i rrugëve.

Ai tha se deputetët e partisë demokratike, kanë nisur të bllokojnë rrugën me makinat e tyre personale.

6 akse kryesore do të bllokohen nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Konkretisht akset rrugore që do të bllokohen janë “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Te sheshi “Shqiponja”, pranë mbikalimit të Kamzës “Durrës-Tiranë”, do të jenë deputetwt Flamur Noka, Klevis Balliu,

Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, do të drejtojnë protestën deputetët nga degët e qarkut Elbasan dhe Korçë Ivi Kaso, Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti dhe Tomorr Alizoti.

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati.

Efektivët e policisë janë vendosur në Levan, në zonën ku do të nisë grumbullimi i protestuesve për t’u zhvendosur drejt rrethrrotullimit, do të bllokohet aksi totalisht. Në këtë zonë kanë mbërritur ndërkohë deputetët e PD Luan Baçi dhe Tritan Shehu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026