“Ka vajtur ku s’mba më” – Opozita bllokon rrethrrotullimin e Levanit
Mbështetësit e opozitës janë grumbulluar në 6 pika kryesore në të gjithë vendin për të shprehur mosbindjen e tyre civile përmes bllokimit të rrugëve. Simpatizantët e PD bllokuan rrethrrotullimin e Levanit në aksin që shkon drejt Tepelenës dhe Vlorës. Një qytetar nga Roskoveci, i cili iu bashkua tubimit në rrethrrotullimin e Levanit, tha se arsyeja e protestës së tyre lidhet me situatën politike dhe ekonomike.
“Duam të rikthejmë demokracinë. Një demokraci e mohuar nga Edi Kristaq Rama. Faktorët që na kanë nxjerrë këtu janë shpopullimi masiv; fëmijët i kemi në emigracion pa letra. Çmimet janë rritur në stratosferë dhe e vetmja forcë që mund të kthejë shpresën në Shqipëri është Partia Demokratike”, tha qytetari.
Një tjetër qytetar u shpreh për kamerën e Euronews Albania se presin që nga protestat e opozitës të mund të organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Presim zgjedhje të lira dhe të ndershme, asgjë më shumë. Nuk ka asnjë plan, thjesht një protestë qytetare. Presim të jenë shumë protestues, presim reagim nga njerëzit; ka vajtur aty ku nuk mban më. Nuk ka një arsye, shikoni moshën mesatare këtu; nuk ka më rinia, ikin të gjithë, bizneset po falimentojnë, pensionet janë të ulëta. Ç’ka të presim më?!” – tha ai.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë