Deputetët e PD përgatiten për grevë urie, Xhaxhiu: E pastaj? Çfarë do të ndodhë?

4 Nëntor 2023 | 21:56

Gazetari Rezear Xhaxhiu, në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, komentoi paralajmërimin e opozitës për të dalë në grevë urie.

Ai theksoi se opozita e fortë nuk bëhet me greva duke shtuar se deri më tani nuk ka një forcë politike që të ngrejë opozitën.

Mes tjerash ai theksoi se në politikën shqiptare nuk ka pasur asnjëherë zgjedhjet të parakohshme.

“Çfarë do të ndodhë pas kësaj? Çfarë do të arrihet me grevën. Opozitë e fortë nuk bëhet me greva. Nuk ka forcë politike që të ngre opozitën. Do të presim vitin 2025. Eksperienca ka treguar se në politikën shqiptare asnjëherë nuk ka pasur zgjedhje të parakohshme”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026