Debat në grupin e PD, deputetët të përçarë për Presidentin e ri

5 Maj 2022 | 18:51

Mbledhja e grupit parlamentar të PD, e thirrur nga Enkelejd Alibeaj është shoqëruar me debate.

Përveç diskutimeve për organizimin e brendshëm, deputetët kanë hedhur propozime se si duhet të veprojnë gjatë procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Deputeti, Lefter Gështenja ka kërkuar që PD të propozojë disa kandidatë që kanë ‘reputacion në opinionin publik’.

Kurse Ferdinand Xhaferaj u shpreh se duhet të negociojnë me faktorin ndërkombëtar mbi procesin.

Kurse, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi gjatë diskutimeve tha se PD duhet të bëhet pjesë e procesit vetëm nëse vendosen rregulla të qarta.

Debati

Enkelejd Alibeaj: Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda grupit parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.  Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale për informimin tuaj për ecurinë e deri tanishme dhe shkëmbimin e mendimeve. Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit.

Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, edhe pse gjate këtij muaji kemi bërë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. Nuk e kuptoj dot këtë sjellje dhe është një tjetër akt përçarës. Secili nga anëtaret e këtij grupi kane bere përpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Refuzoj me forcë çdo te tentativë për ndarjen e partisë, dhe me gjithçka kam në dorë do bëj çmos që kjo mos të ndodh.

Lefter Geshtenja: Edhe pse ne e dimë qe Rama i ka numrat ne duhet te marrim pjese duke vendos kritere te sakta se kush duhet te jete presidenti. Para opinionit publik ne nxjerrim 1 2 3 ose 4 kandidate potenciale qe kane reputacion ne opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancen me kandidate me integritet. E sigurte qe qytetaret do te na vlerësojnë për këtë zgjidhje. Kushti im është qe presidenti te jete një antikomunist që nuk shitet e nuk blihet.

Ferdinand Xhaferaj: Te marrim pjesë, por mos te përdoremi nga procesi. Te negociojmë me faktorin ndërkombëtare për procesin.

Saimir Korreshi: Te propozojmë një emër për President. President qe ne besojmë qe bën. Duhet patjetër te marrim pjese ne reformën  territoriale. Duhet te pyesim dhe te vendosim bashke me ata qe nuk janë prezent nëse do marrim pjese apo jo. E para kjo. Ne bojkotet koha ka treguar qe kane qene te gabuara dhe sna ka dhene te drejte.

Duhet te kemi te qarte qe Rama e vendos vete presidentin edhe pa ne pasi po ne e kemi ndryshuar me herët kushtetutën. Procesi mos te kushtëzohet vetëm te emri por nje proces qe te këtë procedura dhe kritere nëse nga pala tjetër nuk pranohen s’kemi pse bëhemi farse.

Kreshnik Çollaku: Duhet te marrim pjese ne tryezën për te zgjedhur kandidatin për President, pa komplekse. Te zgjidhet figure me integritet.

Gazment Bardhi: PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta, të paracaktuara dhe që garantojnë që PD nuk do jetë fasadë në këtë proces. Ne duhet të dalim me nje qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponontë: kritret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes. Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita. Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete. Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual. Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z. Kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026