“Deputetët janë memecë”, Shehi: Do ketë ndryshime rrënjësore në politikë
I ftuar në studion e lajmeve të Euronews me Mirela Milorin, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, u shpreh se duke parë zhvillimet e fundit, ka premisa të mira për ndryshime brenda partive politike dhe është optimist për një ndryshim në politikën shqiptare gjatë vitit 2026.
Sipas Shehit, ndryshimet do të vijnë nga brenda partive. gjë që do të lejojë një gjeneratë të re të zërë vend dhe të shprehë idetë e veta, pa u ndikuar nga hierarkia tradicionale. Ai thekson se një reflektim i tillë i brendshëm është thelbësor për të përmirësuar politikën shqiptare dhe për të krijuar institucione më të balancuara.
Shehi gjithashtu vuri në dukje se sistemi aktual politik ka nevojë për ndryshime rrënjësore, duke përmendur marrëveshjen e vitit 2008 dhe ligjin zgjedhor si faktorë që i kanë dhënë shumë pushtet kryetarëve të partive dhe kanë kufizuar lirinë e deputetëve.
“Ka gjasa se do hapet një dialektikë brenda partive politike, gjithë ata njerëz që rrijnë aty, te Partia Socialiste ka 83 deputetë, jo vetëm ato se ka të tjerë në parti, të vlefshëm që do të flasin, do reagojnë, do ta ndryshojnë edhe këtë punë, se deri tani s’ka qenë… janë memecë të tërë, dhe nga krahu tjetër e njeta gjë. Do të çlirohet një gjeneratë e re, jo thjesht për moshë, por për ide ndryshe, njerëz që thonë atë që kanë në mendje dhe jo atë që thotë shefi. Kjo është premisa e parë, por që të avancojë të ndryshojë politikën shqiptare duhen ndryshuar disa gjëra që janë rrënjësore. Kush e ka prodhuar këtë sistem politik? E ka prodhuar marrëveshja e 2008, ndryshimi i Kushtetutës, prishja e balancës midis institucioneve dhe e ka prodhuar ky ligj zgjedhor që i ka dhënë pushtet kryetarëve të partive të bëjnë skllevër deputetët e vet. Pse rrijnë ato aty? Se janë të listës, dikush që ka një zë ndryshe është jashtë listes dhe ai është sinjal për ata të tjerët: po fole mbetesh jashtë, rri i qetë që të mbetesh brenda. Mirëpo ata janë brenda parlamentit, jo brenda politikës. Po mendoj se këto lëvizje brenda vitit 2026 do ta çlirojnë politikën”, tha Shehi.
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
- 15:52 Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv
- 15:44 SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
- 15:44 Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030